Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin

Festim Bexhdili do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen dhe zhdukjen e Jan Pregës, në janar të vitit 2020. Ishte ky vendimi i dhënë këtë të premte, 25 korrik, nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e dhënë nga GJKKO. Në seancën përmbyllëse të rishqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 11 korrik, dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, SPAK patën qëndrime të ndryshme për dënimin e kopshtarit. Dënimi i parë ndaj tij me burg përjetë nga dy shkallë të gjyqësorit u prish nga Gjykata e Lartë që argumentonte se...