Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zhduket pasagjeri i tragetit! Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit
Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi për personin e raportuar të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”. Mësohet se gjatë gjithë së dielës është kërkuar me intensitet nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykderdhjen e Semanit në veri. Në operacionin e kërkim shpëtimit janë përdorur 1 Dron TB2 i Forcave Ajrore, 1 Helikopter UH-60 i FA (me 3 efektivë), 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare (me 4 efektivë) dhe 1 motor uji (me 2 efektivë). Po ashtu për kërkimin e...