Zhduket anija me tre persona në Skoci, gjendet trupi i njërit prej anëtarëve
Roja Bregdetare Britanike tha se ishte njoftuar për zhdukjen e një anijeje, e cila po lundronte pranë portit të Nessit, në ishullin Lewis, rreth orës 21:20 të së martës. Policia e Skocisë tha se ishte njoftuar për ngjarjen rreth orës 23:35. Sipas policisë, në bord të anijes ndodheshin tre burra, ndërsa trupi i njërit prej tyre është gjetur. Familjarët e personave të përfshirë janë njoftuar dhe po marrin mbështetjen e nevojshme nga efektivët e policisë. Agjencia Detare dhe e Rojës Bregdetare (MCA) bëri të ditur se në operacionin e kërkimit janë përfshirë një avion i Rojës Bregdetare, dy helikopterë të saj, gjashtë ekipe shpëtimi të Rojës Bregdetare, dy varka shpëtimi të Institucionit Mbretëror Kombëtar të Varkave të Shpëtimit (RNLI), një anije lokale dhe Policia e...
Burimi:
javanews.al