Zgjidhje kreative në Kandahar, taksistët freskojnë makinat me sisteme të improvizuara

Zgjidhje kreative në Kandahar, taksistët freskojnë makinat me sisteme të improvizuara

Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe kanale ajri të montuara në çatitë e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara që shoferët i montojnë për t’u përballur me temperaturat e larta. Në Kandahar, temperaturat shpesh kalojnë 40 gradë Celsius dhe kondicionerët e integruar të automjeteve shpesh prishen. “Ky funksionon më mirë se kondicioneri”, tha Abdul Bari për AFP. “Kondicioneri ftoh vetëm pjesën e përparme. Kjo shpërndan ajrin në të gjithë makinën”. Videoja tregon Barin duke ngjitur kanalin e ajrit në dritare, ndërsa një person tjetër e siguron strukturën në çati. Sipas BBC, ai thotë se duhet...
Burimi: Top-Channel.tv