Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (EMRAT)

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (EMRAT)

Antoneta Sevdari, Afërdita Ndoj dhe Eloida Goxhi TIRANË- Antoneta Sevdari, Afërdita Ndoj dhe Eloida Goxhi janë tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Zgjedhja e tyre u bë sot gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të Shqipërisë, e zhvilluar në Durrës. Tre anëtaret e reja do të përfaqësojnë nivele të ndryshme të sistemit të prokurorisë. Antoneta Sevdari është zgjedhur përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme, Afërdita Ndoj do të përfaqësojë prokuroritë e apelit, ndërsa Eloida Goxhi prokuroritë e shkallës së parë. Treshja do të zëvendësojnë Sokol Stojanin, Ledina Rizën dhe Zeqir Hodën, të cilëve u ka përfunduar mandati si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me përfundimin e procesit të zgjedhjes, plotësohen tre vendet e mbetura vakante në këtë institucion. Kush...