Zgjedhjet/ Zyrat për tërheqjen e kartave të identitetit qëndrojnë të hapura edhe sot deri në orën 16:00

Zgjedhjet/ Zyrat për tërheqjen e kartave të identitetit qëndrojnë të hapura edhe sot deri në orën 16:00

Ministria e Brendshme ka njoftuar sot se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, deri në orën 16:00. Në një njoftim për mediat, saktësohet se ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, për të lehtësuar qytetarët që nuk kanë mundur të tërheqin në kohë dokumentet e identifikimit të nevojshme për të votuar. “Zyrat e aplikimit të ‘IdentiTek’ do të jenë të hapura deri në orën 16:00 për tërheqjen e kartave”, thuhet në njoftim.
Burimi: Sot.com.al