Zgjedhjet/ Saraçi: Krimi kontrolloi qendrat e votimit, policia justifikohej me ‘Giro d’Italia’

Zgjedhjet/ Saraçi: Krimi kontrolloi qendrat e votimit, policia justifikohej me ‘Giro d’Italia’

Gazetari Romir Saraçi ka hedhur dritë mbi disa prej problematikave më shqetësuese që shoqëruan procesin zgjedhor në vend. Në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Saraçi u shpreh se Partia Demokratike kishte njerëz në terren dhe denoncimet ishin të shumta e në kohë reale e megjithatë, sipas tij, sfida qëndronte te mënyra e përballjes me fenomene të rënda si përfshirja e grupeve kriminale në qendra votimi, veçanërisht në rastin e Vorës, ku ai pohon se krimi kontrollonte hapur procesin. Saraçi ngre alarmin për mungesën totale të reagimit të institucioneve ligjzbatuese dhe të drejtësisë, duke shtuar se SPAK nuk ka...
Burimi: Syri.net