Zgjedhjet/ Sali Berisha denoncon: Votat u blenë, Tirana u dominua nga bandat

Zgjedhjet/ Sali Berisha denoncon: Votat u blenë, Tirana u dominua nga bandat

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sërish zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, që i konsideron si farsë elektorale dhe akuzon qeverinë për lidhje me bandat kriminale. Në një konferencë shtypi nga selia blu, Berisha publikoi video që sipas tij tregojnë vjedhjen e votave. “Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor. Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt. Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë...
Burimi: Javanews.al