Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet parlamentare, votuan 139 nga 144 të paraburgosur në Elbasan
👁10534
Në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Elbasan në Qendrën e Posaçme te Votimit kanë votuar 139 të paraburgosur nga 144 në total. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se 1 nga të paraburgosurit ka refuzuar të votojë, ndërsa 3 të tjerëve nuk u është lejuar nga gjykata. Sakaq mësohet se një tjetër i paraburgosur nuk ka mundur të votojë pasi është sëmurë. Top Channel