Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet parlamentare, mbi tre mijë të dënuar dhe të paraburgosur pritet të votojnë
👁13045
3.027 të dënuar dhe të paraburgosur pritet të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me qëllim ushtrimin sa më të sigurt të kësaj të drejte, Prezenca e OSBE-së dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizuan sot një trajnim për rreth 45 punonjës të nivelit të lartë të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Programi përfshiu një gamë të gjerë temash, që nga kuadri ligjor që rregullon të drejtën e votës së të burgosurve, masat praktike për lehtësimin e votimit në burgje e deri te praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga zgjedhjet e mëparshme. Pjesëmarrësit u angazhuan...