Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet Parlamentare 2025, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 13:00
👁2566
Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë po votojnë për përbërjen e re të Parlamentit. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në votime në rang vendi deri në orën 12:00 është 26.26%. Raportimi për këtë orar është kryer nga 2099 prej 5225 qendrave të votimit, me një total prej 373,008 qytetarësh që kanë votuar nga 1,420,472 zgjedhës të regjistruar në këto qendra. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 31.52%, që tregon një rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes në këtë fazë të ditës.