Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur rezerva lidhur me mundësinë e një kthese të madhe në linjën politike të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit. Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të SPD-së, sipas raportimeve të medias gjermane Tagesschau, kreu i qeverisë gjermane theksoi mënyrën se si Presidenti amerikan ka vepruar gjatë periudhës së kaluar. “Trump ka qeverisur kryesisht duke anashkaluar Kongresin edhe gjatë dy viteve të fundit. Pse duhet të jetë ndryshe tani?”, u shpreh Merz para të pranishmëve. Megjithatë, Kancelari vuri në dukje se ndryshimet kryesore pritet të ndjehen në proceset administrative dhe financiare të Uashingtonit. “Ajo që do të ndryshojë është planifikimi i buxhetit dhe, rrjedhimisht, edhe planifikimi ushtarak”, sqaroi ai, duke...