Zgjedhjet në SHBA, ekspertët parashikojnë se konfirmimi i rezultateve mund të marrë javë në disa shtete
Analistët dhe ekspertët e zgjedhjeve në mediat kryesore si Wall Street Journal dhe New York Times ndajnë të njëjtin mendim: “mund të duhen javë për të ditur rezultatet e mesit të mandatit në disa shtete”. Nëse këto shtete do të jenë përcaktuese për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve apo të Senatit, shpallja e shumicës mes republikanëve dhe demokratëve do të kërkojë kohë. Mënyrat e ndryshme të numërimit sipas shteteve Shpejtësia e numërimit të votave ndryshon ndjeshëm nga njëri shtet në tjetrin. në Florida shumica e rezultateve numërohen dhe parashikohen brenda pak orësh pas mbylljes së qendrave të votimit; në Alaska zgjedhjet mund të mbeten pezull me javë, pasi ky shtet “lejon që fletët e votimit të mbërrijnë deri në 15 ditë pas Ditës së Zgjedhjeve”....
Burimi:
javanews.al