Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Koalicionin Shqiptar për fitoren e dy mandateve nga zgjedhjet e mbajtura dje në Serbi, ku në një deklaratë, thuhet se fitorja e dy mandateve duhet të jetë në shërbim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Deklarata e plotë Shqipëria përgëzon Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Zhvillimet në Serbi dëshmojnë rëndësinë e angazhimit qytetar dhe të votës së lirë si shprehje e vullnetit demokratik. Energjia qytetare që gjen përfaqësim përmes institucioneve është një mundësi për ndryshim, por edhe një përgjegjësi për ata që marrin besimin e qytetarëve. Një përgëzim i veçantë shkon për Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë...
Burimi:
kohajone.com