Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet, Milo: Një parti që merr 70 mijë vota dhe ka vetëm një deputet, padrejtësi e madhe
👁3091
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe ka kërkuar urgjentisht ndryshimin e sistemit elektoral në vend. Sipas Milos, rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë nuk janë respektuar, duke çuar në ripërsëritje të fenomeneve negative nga një palë zgjedhje në tjetrën. “Po qe se në Shqipëri nuk ndryshon sistemi elektoral, ne nuk do garantojmë asnjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai. Ai vuri në dukje ndërhyrjen që ndodhi në vitin 2008 në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, të cilën e cilësoi si “brutale” dhe burim të padrejtësive të sotme në përfaqësimin parlamentar....