Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kreu i Kuvendit: Do shpallen këtë fundjavë, votimi fillon më 19 Tetor

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kreu i Kuvendit: Do shpallen këtë fundjavë, votimi fillon më 19 Tetor

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të planifikuara për këtë vjeshtë do të shpallen të premten ose të shtunën, më 8 ose 9 gusht. Në një intervistë për një televizion lokal, Gashi shprehu pritshmëritë për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, një fushatë dinjitoze, kulturë politike të lartë, garë të ideve dhe vizioneve, si dhe përkushtim ndaj interesave të qytetarëve. Zgjedhjet për këshillat komunalë dhe raundi i parë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë për zgjedhjet e kryetarëve të komunave do të zhvillohet më 2 nëntor. Partitë politike duhet të dorëzojnë kandidaturat e tyre për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në komisionet zgjedhore komunale jo më vonë se 35...