Zgjedhjet lokale, Berisha i hap derën bashkëpunimit me Arlind Qorin: Hajde të heqim të keqen me emrin Rama
Në prag të zgjedhjeve vendore, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet i gatshëm për një bashkëpunim të gjerë opozitar, duke përfshirë edhe Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit, pavarësisht refuzimit të këtij të fundit. Berisha thotë se dallimet politike dhe qëndrimet kritike ndaj PD-së nuk duhet të përbëjnë pengesë për bashkëpunimin, për sa kohë palët ndajnë synimin për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Sipas tij, afrimi me Partinë Demokratike nuk do të thotë domosdoshmërisht humbje votash për forcat e tjera politike. ”Të gjithë ata që e konsiderojnë narkoregjimin të keqen më të madhe të kombit tonë, unë i ftoj: bëhuni liderë, ngrihuni, mos mendoni se humbisni vota po të afroheni me PD-në. Por edhe sikur të humbisni vota, në emër të interesit kombëtar...
Burimi:
kohajone.com