Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

Nga Blerina Gjoka Këshilli i Ministrave miratoi të premten vendimin për dhënie mendimi për projektligjet e deputetëve Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë dhe Ina Zhupa nga Partia Demokratike, të cilët kërkonin shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të 2024-ës në ligjin për Zonat e Mbrojtura që i hapën rrugë miratimit të projektit turistik të Zvërnecit, një investim i lidhur me Jared Kushner, grupin Kastrati dhe investitorë nga Katari. Toka ku pritet të ndërtohet projekti i mega-resortit turistik është pjesë e pjesë e peizazhit të mbrojtur natyror Vjosë-Nartë, ku jetojnë dhe qindra specie të rralla mes tyre dhe shpendët shtegtarë flamingo, nga të cilët u pagëzua dhe protestat qytetare që nisën si kundërshtim ndaj këtij investimi që në muajin maj. Dhe pse projekti për momentin mbetet i ngrirë...