Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit
Dy shtete që janë konsideruar si fortesa të republikanëve për dekada të tëra, janë në qendër të një përmbysjeje të papritur të rezultateve në sondazhe, vetëm një ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara. Në Teksas , ku asnjë demokrat nuk është zgjedhur në Senat që nga viti 1988, dhe në Kansas , ku demokratët nuk kanë fituar asnjë vend që nga viti 1932, kandidatët e tyre duket se janë përpara . Këto janë dy nga gjetjet më të rëndësishme të serisë së fundit të sondazheve nga New York Times dhe Universiteti i Sienës, të cilat regjistrojnë një prani të fortë demokrate në shtetet që do të vendosin kontrollin e Senatit . Demokratët janë përpara në gjashtë nga shtatë shtetet e...
Burimi:
javanews.al