Zgjedhjet e 11 majit/ “Taksa të ulëta dhe një qeveri më efikase”, Deputetja Tabaku takim me bizneset në Tiranë

Zgjedhjet e 11 majit/ “Taksa të ulëta dhe një qeveri më efikase”, Deputetja Tabaku takim me bizneset në Tiranë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me qytetarët dhe bizneset në kryeqytet, duke diskutuar shqetësimet kryesore lidhur me krizën ekonomike. Në bisedë me bizneset dhe qytetarët, Tabaku argumentoi se “kriza aktuale në konsum vjen kryesisht si pasojë e rënies së të ardhurave të qytetarëve”. Sipas saj, kjo situatë ka dëmtuar ndjeshëm fuqinë blerëse dhe është reflektuar menjëherë në aktivitetin ekonomik të bizneseve. Tabaku shpjegoi se një ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së kostove dhe çmimeve është niveli i lartë i taksave mbi karburantet. Ajo sqaroi se “taksat tek nafta zënë 50% të çmimit përfundimtar që paguajnë qytetarët...
Burimi: Sot.com.al