Zgjedhjet e 11 majit/ Sondazhi i dytë i Angi Ricerche: PS fiton Fierin me 57.3 përqind, PD me 39.5 përqind

Zgjedhjet e 11 majit/ Sondazhi i dytë i Angi Ricerche: PS fiton Fierin me 57.3 përqind, PD me 39.5 përqind

Është publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhi i dytë për zgjedhjet e 11 majit, i realizuar nga “ABC News” në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche. Kësaj here janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri. Lidhur me votën në Fier, nga të anketuarit, 57.3 përqind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë PS. Ndërsa, 39.5 përqind janë përgjigjur se do të votojnë PD dhe koalicionin e saj për Shqipërinë Madhështore.
Burimi: Javanews.al