Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Zgjedhjet e 11 majit, rëndësi për rrugën europiane të Shqipërisë’, ambasadori britanik: Autoritetet po hetojnë
👁4980
Ndërsa Shqipëria i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, interesi i partnerëve ndërkombëtarë është i dukshëm, me përfaqësues diplomatikë që kanë zhvilluar takime intensive me institucionet kryesore të drejtësisë dhe administrimit zgjedhor. Për herë të parë, një diplomat perëndimor, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, ka komentuar publikisht mbi këtë proces zgjedhor të polarizuar, në një intervistë televizive. Abbott theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare si SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke nënvizuar se puna e tyre është thelbësore për një proces të besueshëm. Ai u shpreh se problematika si blerja e...