Burimi:
Javanews.al

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Me mua dhe PS-në të bashkuar drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE
👁8483
Teksa na ndajnë edhe gati një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në këto zgjedhje. Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Ai u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE. “Me mua dhe Partinë Socialiste, të bashkuar me kurajo drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.