Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria me ‘dorë të hekurt’, heton 14 raste të shkeljeve penale në disa qytete të vendit
👁6215
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se deri më 28 prill 2025 janë regjistruar 14 kallëzime penale në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Kallëzimet lidhen me veprat penale të “Pengimit të subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimit me dashje të materialit zgjedhor”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të parashikuara në nenet 325, 326/a, 328/a dhe 328 të Kodit Penal.