Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë

Zgjedhjet e 11 Majit/ Partia e Lirisë kërkon rinumërim të votave në Kavajë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për rinumërim të votave në bashkinë e Kavajës. Sipas Blushit, ka dyshime se në njësitë administrative të Kavajës ka pasur parregullësi gjatë procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në kërkesën e tij, Blushi shton se kjo bëhet në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Burimi: Opinion.al