Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ KZAZ nr. 84 në Vlorë gati për shpërndarjen e kutive të votimit
👁10018
Në KZAZ nr. 84, e vendosur pranë palestrës së shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, kanë mbërritur tashmë pajisjet për procesin e numërimit, por edhe për vëzhguesit. Ndërsa në vijim pritet edhe mbërritja e kutive të votimit, të cilat më pas, gjatë së shtunës, do të shpërndahen në të gjitha qendrat e votimit. Ervin Shakaj, kryetar i KZAZ nr. 84, ka konfirmuar se janë 68 qendra votimi në këtë KZAZ, që përfshijnë të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Vlorë. Përveç mbërritjes së materialeve zgjedhore, janë inspektuar të gjitha qendrat e votimit, si dhe është bërë përcaktimi i komisionerëve. Bashkia Vlorë ka katër KZAZ: numrat...