Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama zbulon hapjen e fushatës së PS

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama zbulon hapjen e fushatës së PS

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije takimin të cilin e quajti festiv në Sheshin Skënderbej. Takimi do të përkojë edhe me nisjen zyrtare të fushatës së socialistëve dhe do të mbahet ditën e shtunë në orën 12. 12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE🖐️, poston Kryeministri Rama.
Burimi: Sot.com.al