Zgjedhjet e 11 majit, KQZ vulos rezultatin e Gjirokastrës

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ vulos rezultatin e Gjirokastrës

KQZ ka vulosur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për katër qarqet Kukës, Lezhë, Korçë dhe Gjirokastër. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi sot shpërndarjen e mandateve për deputetët e dalë nga këto qarqe. Ky vendim vjen pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimet e PD-së për këto qarqe. Në qarkun Gjirokastër PS fitoi 3 mandate, PD vetëm 1 mandat, njësoj si në vitin 2021.
Burimi: Argjiroja.net