Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqet, PD i konteston dhe i ankimon, ja çfarë pritet të ndodhë

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqet, PD i konteston dhe i ankimon, ja çfarë pritet të ndodhë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e përfundoi këtë fundjavë certifikimin e rezultateve të 11 majit me 3 qarqet e fundit, Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, ndërsa nga Partia Demokratike përsëritej e njëjta kërkesa për shtyrje të këtij procesi. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franci Nuri, kërkoi që të mos vijohej me certifikimin e rezultatit, deri sa KQZ t’u vinte në dispozicion të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI, procesverbalet për çdo qark dhe dokumentacionin që vërteton se çdo zgjedhës në diasporë ka nënshkruar për të marrë fletën e tij të votimit. Kërkesë të cilën një ditë më parë PD e dorëzoi edhe...
Burimi: Sot.com.al