Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni Euroatlantik, Basha: Me programin tonë paraja ndjek pacientin, jo klientët e pushtetit
👁7708
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka shpalosur programin e shëndetësisë në një takim të zhvilluar me ekspertë të sistemit të shëndetësisë. Basha tha se parimi “paraja ndjek pacientin”, ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e shëndetësisë, duke përcaktuar çmimet e diagnozave dhe trajtimeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ai theksoi se Shqipëria ka mundësinë financiare për të ofruar një shërbim shëndetësor të nivelit të standardeve ndërkombëtare, si ai italian, me efikasitet më të lartë. Pjesë të programit Basha tha se është edhe rimbursimi sipas diagnozës, veçanërisht për pensionistët, me qëllim që...