‘Zgjedhjet e 11 majit ishin një masakër elektorale’, Këlliçi: Vota e diasporës një kasaphanë

‘Zgjedhjet e 11 majit ishin një masakër elektorale’, Këlliçi: Vota e diasporës një kasaphanë

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një masakër elektorale dhe duke denoncuar një sërë parregullsish që, sipas tij, kanë deformuar vullnetin e votuesve. I ftuar në një studio televizive, Këlliçi tha se është përdorur gjerësisht ajo që e quajti “fenomeni bullgar”, për të cilin opozita ka ngritur më herët alarmin. “Zgjedhjet ishin një masakër elektorale. Fenomeni Bullgar është përdorur gjerësisht dhe e kemi denoncuar. Janë gjetur gjithashtu edhe disa fleta votimi me ngjyrë tjetër dhe këtë e kanë konfirmuar edhe numëruesit,” – deklaroi ai....
Burimi: Sot.com.al