Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë’, Shehu: Rama rrëzohet me lëvizje popullore
👁5811
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në një studio televizive, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 Majit janë deformuar nga qeveria, duke i cilësuar ato si një komplot kundër demokracisë dhe kundër Partisë Demokratike. Shehu theksoi se denoncimet e PD-së do të zbulojnë farsën zgjedhore. Ai akuzoi mazhorancën për manipulim të procesit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke shtuar se nuk ka besim tek drejtësia shqiptare dhe se reagimet ndërkombëtare kanë qenë të vakëta. “Është një komplot kundër demokracisë dhe kundër PD, për ta dëmtuar atë në çfarëdo lloj forme. Kemi farsë zgjedhore dhe askush nuk mund...