Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Ferraj: Vlora ka nevojë për përfaqësim të ri, jo për deputetë që harrojnë qytetin pas zgjedhjeve
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Ismail Ferraj, ka bërë thirrje për ndryshim në mënyrën si përfaqësohet qyteti i Vlorës në Kuvend. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai theksoi se ka ardhur koha që vota e tyre të mos shkojë më për politikanë që zhduken menjëherë pas fitores. “E vetmja rrugë për Vlorën është të votojë të riun që lufton traditën ku deputetët, sapo fitojnë, harrojnë qytetin që i votoi dhe nuk hapin më as telefonin,” tha Ferraj, duke u distancuar nga praktikat që kanë dëmtuar besimin qytetar në politikë. Sipas tij, qyteti duhet të zgjedhë mes risisë dhe rinisë, jo mes figurave të vjetra që janë mësuar me privilegjet, ndërsa problematikat konkrete si kanalet e bllokuara apo rrugët e paasfaltuara vazhdojnë të mbeten pa...