Burimi:
Sot.com.al

Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK
👁13184
Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Sipas informacioneve takimi zhvillohet nw kuadër të masave për zgjedhjet e 11 majit. Më herët, më 2 Prill, drejtuesi i misionit OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier mbajti një konferencë për mediat, ku u pyet edhe për hetimin e krimeve zgjedhore si dhe për mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve. Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.