Burimi:
Sot.com.al

Zgjedhjet e 11 majit/ Çelja e fushatës elektorale, Rama zbulon detaje dhe tregon pse zgjodhi datën 12
👁6191
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se çelja e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit do jetë më 12 Prill. Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se hapja e fushatës zgjedhorë do të bëhet në orën 12:00 më 12 Prill në “Sheshin Skënderbej”. “12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan kryeministri. Sipas tij, arsyeja që ka zgjedhur datën 12, përkon me listën zyrtare të PS në 12 qarqet e vendit dhe 12 yjet e flamurit Evropian....