Zgjedhjet e 11 majit/ Balla nga Brukseli: Me pasaportën e BE-së, shqiptarët të barabartë në Europë

Zgjedhjet e 11 majit/ Balla nga Brukseli: Me pasaportën e BE-së, shqiptarët të barabartë në Europë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një video-mesazhi nga Brukseli drejtuar qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, theksoi disa nga përfitimet konkrete që do të sjellë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së. Ai theksoi se me pasaportën europiane, të rinjtë shqiptarë do të kenë të drejtën të studiojnë në çdo universitet të Europës me të njëjtat tarifa si studentët vendas, ndërkohë që çdo qytetar shqiptar do të mund të punojë pa leje pune dhe të përfitojë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në vendin ku jeton....
Burimi: Sot.com.al