Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori Lamberto Zannier nga OSBE-ODIHR, pritet të vizitojë nesër Shqipërinë disa qendra…
👁9406
Teksa zgjedhjet e 11 majit do të mbahen nesër, Kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, do të vizitojë disa qendra votimi . Kjo vizitë vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor. Vizita është planifikuar për orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”. Pritet që vizita të shoqërohet me deklarata mbi vlerësimin paraprak të standardeve të procesit.