Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada amerikane: Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi

Zgjedhjet e 11 majit, Ambasada amerikane: Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zv. presidentit të SHBA, J.D. Vance përmes një postimi në ‘Facebook, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Në mesazhin e Vance theksohet se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi, teksa shton se nuk ka vend për pengesa, ose i përmbahesh këtij parimi ose jo. “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo.”- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance”, shkruhet në mesazhin e Vance të shpërndarë nga ambasada.
Burimi: Sot.com.al