Zgjedhjet/Ambasada e SHBA:Do vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

Zgjedhjet/Ambasada e SHBA:Do vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

Ambasada e SHBA ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 11 maj në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar popullin për zgjedhjet dhe pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në mesazh.
Burimi: Opinion.al