Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Top Channel zbulon qëndrimin e Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura
Në 30 minuta mbledhje me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit. Duke cituar burime nga kjo mbledhje, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se Rama është shprehur se: “Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”. Nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar...