Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhja e kreut të BKH, SPAK zbulon emrat që vazhdojnë garën
Komisioni i Përzgjedhjes brenda Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, që po shqyrton kandidaturat për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka skualifikuar nga gara 6 nga 13 kandidatët që kishin aplikuar për këtë pozicion, duke dorëzuar dokumentacionin fillestar. Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurrimit për kandidatët e mëposhtëm: Andi Pogaçe Artur Beu Elton Kërluku Gentian Ndoi Gentjan Shehaj Gledis Nano Joni Keta Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurrimin për fazat e tjera të procesit.