Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhja e kreut të BKH-së, SPAK hap garën, afati dhe kriteret për aplikantët
👁2324
Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për pasuesin e Aida Hajnës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aplikantët duhet te dorëzojmë dokumentet pranë sekretarisë së SPAK deri më datë 7 maj. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar njofton çeljen e procedurës së riemërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në përputhje me ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” neni 33 pika 2, ligjin nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, neni 42 germa (a), me urdhërin nr.11794, datë...