Zëvendëson Alma Canin, ministrja Koçiu prezanton drejtoreshën e re të QSUT-së

Zëvendëson Alma Canin, ministrja Koçiu prezanton drejtoreshën e re të QSUT-së

Prof. Dr. Donjeta Bali do të marrë drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas dorëheqjes së Prof. Dr. Alma Cani. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. “Një profesioniste me përvojë, e cila merr drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve,” shkroi Koçiu, duke i uruar suksese në këtë detyrë të re. Një falënderim i veçantë iu adresua edhe ish-drejtoreshës Alma Cani, e cila dha dorëheqjen pas 14 muajsh në krye të QSUT-së,...
Burimi: Sot.com.al