Zëvendëskryeministri i Kosovës merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Zëvendëskryeministri i Kosovës merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kosova E Mërkurë, 18 Qershor 2025 11:06 Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin që ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore. Bislimi shkoi në ndërtesën e Prokurorisë Speciale në 09:30 dhe ende nuk dihet se në çfarë cilësie ai po intervistohet. Për këtë rast, për disa orë më 27 maj ishte intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha – që të dy në cilësinë e të dyshuarit. Peci dhe...
Burimi: Kohajone.com