Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zetori del nga rruga dhe bie në lumë, lëndohet drejtuesi në Korçë
👁3773
Një aksident është regjistruar këtë të premte, rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë. Shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet buqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv