Zjarri në Mirditë aktiv prej 5-ditësh, flakët iu afrohen zonave të banuara
👁15092
pamje nga zjarri
MIRDITË- Një zjarr i përmasave të mëdha që ka nisur prej 5 ditësh në Malin e Zepes në Fan të Mirditës, po u afrohet zonave të banuara. Zjarri ka nisur që nga zona Arrnit në Kukës e pastaj ka kaluar në zonën e Fanit.
Zjarri rrezikon të kalojë në fshatrat që ndodhen aty afër, ndërsa ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.
Si shkak i erërave të forta, situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakë po u afrohen fshatrave. Zona ka një bimësi të madhe./ZËRI
Burimi