Zjarri jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet pylli në Keratea
Foto ilustruese
GREQI- Zjarrfikësit në Keratea po luftojnë për shuarjen e 4 vatrave zjarri që kanë shkrumbuar deri më tani shtëpi dhe makina, por fatmirësisht nuk ka asnjë njeri të lënduar. Për shkak të erërave të forta që fryjnë në zonë, puna e zjarrfikësve është vështirësuar pasi flladi ndryshon vazhdimisht drejtimin e zjarrit.
Ndaj, aktualisht në zonë po operojnë 40 zjarrfikëse me 2 njësi këmbësore, ndërsa nga ajri 6 avionë dhe 4 helikopterë.
“Situata është shumë e vështirë, pasi ka erëra të forta. Ne po bëjmë një betejë të madhe. Shtëpitë janë djegur, kjo është e sigurt, por të gjitha forcat tokësore dhe ajrore po punojnë për të ndalur zjarrin që të mos përhapet në pyll. Era është shumë e fortë dhe po na hap vështirësi,”- tha kryebashkiaku i Lavreotikit, Dimitris Loukas.
Deri më tani nga zona janë evakuuar 52 persona, ndërsa nëse situata përkeqësohet, edhe dhjetra të tjerë do të detyrohen që të lënë banesat e tyre./ZËRI
Burimi