Zjarr në Lezhë, flakët kërcënojnë banesat

Zjarr në Lezhë, flakët kërcënojnë banesat

Kallmet

LEZHË- Një vatër zjarri u aktivizua gjatë mbrëmjes së djeshme në Kallmet të Lezhës, e cila mori përmasa kërcënuese për banesat.
Për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse kanë kërkuar ndihmë nga ajri, pasi flakët u përhapen nga era e fortë.
Autoritetet bëjnë me dije se në terren po operojnë 40 forca zjarrfikëse me 10 mjete zjarrfikëse te ardhura edhe nga Mirdita, Kurbini, Tirana e Kamza.
“Vazhdon operacioni i helikopterit Cougar për shuarjen e vatrës. Vatra e zjarrit në fshatin Kallmet, nj.ad.Kallmet, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël. Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur. Komandanti i MZSH I bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave. Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 bashkia Lezhë, 2 bashkia Kamëz, 1 bashkia Malsi e Madhe, 1 bashkia Mirditë, 3 bashkia Tiranë dhe 9 forca të shërbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores”, njofton Mbrojtja nga Zjarri (MZSH). /ZËRI
Burimi