Zjarr në fshatin Osmënzezë në Berat, digjen sipërfaqe të tëra me shkurre, ullinj dhe bajame
👁5706
pamje nga zjarri
BERAT-Një zjarr i madh ka rënë sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë, Berat. Zjarri, që ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame. Drejt zonës shkuan 18 zjarrfikës nga Berati, 6 nga Poliçani dhe forca të shumta policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Mësohet po ashtu se si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt banesave të fshatit. Si pasojë e tij është djegur një sipërfaqe prej 10 ha me shkurre e ferra, 100 drurë ullinj dhe 50 drurë bajame./ZËRI
Burimi