Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i Al-Nassr dhe familja e tij humbasin jetën nga sulmet izraelite

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i Al-Nassr dhe familja e tij humbasin jetën nga sulmet izraelite

FOTO ILUSTRUESE

PALESTINË-Federata Palestineze e Futbollit, përmes kanaleve të saj zyrtare, njoftoi lajmin se një futbollist së bashku me familjen e tij kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë që nga tetori i 2023-shit.
Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit, teksa ndodhej në shtëpinë e tij.
Ai shënoi 8 gola në karrierën e tij 10-vjeçare, gjatë së cilës, ai u zhvendos në mesin e klubeve më të mira në Gaza, duke festuar një sërë titujsh të mëdhenj, duke përfshirë Ligën Premier të Gazës. Më herët 28-vjeçari që luante në rolin e sulmuesit ka qenë pjesë e Al-Nassr, skuadër në të cilën sot luan një emër si Cristiano Ronaldo. Dy futbollistë të tjerë të Al-Ahli Gazës, Muhammad Barakat dhe Anas Iqilan, janë vrarë më parë gjatë luftës gjenocidale izraelite në Rripin./ZĒRI
Burimi